Yuri Kim: Të hapen negociatat para fundit të vitit 2021, mbështesim “Ballkanin e Hapur”

0

Shqipëri – Ambasdadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar se mbështet hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), para fundit të vitit 2021.

Ajo thotë se SHBA mbështet edhe nismën e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton abcnews.al

“Përkushtimi ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021. Mbështesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim. m.v/TetovaExpres