Zaev: BDI-ja nuk vlen as për pesë para

51

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev reagoi për audio incizimin e publikuar sot. BDI nuk vlen pesë para në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot, ka shkruar Zaev. “Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Më 27 prill 2017, duke rrezikuar jetën time në mbrojta jetën e Talat Xhaferit.

Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit. I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e inçizuar.

MARKETING 420 x 60

Shpallja e këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin, thuhet në reagimin e Zoran Zaevit