“Zaev dhe oligarkët e tij po helmojnë Maqedoninë”

19

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuotjnë qeverinë aktuale se po helmojnë qytetarët e Maqedonisë.

“Oligarkët e Zoran Zaevit djegin materiale helmuese. Niveli i dioksidit të rrezikshëm të squfurit në atmosferë, sipas Komunitetit Evropian të Energjisë në Vjenë është për 3.4 herë mbi normale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se qeveria që tre vjet s’ka bërë asgjë, jo vetëm që s’ka ajër të pastër, por edhe ajo që ishte nuk e kemi.

Nga atje shtojnë se Shkupi është në krye të qyteteve me ndotje më të madhe në botë, ndërsa më mirë nuk janë as Strumica, Kumanova, Tetova, Manastiri dhe Kavadari.