Zaev dhe Rama të ftuar në përurimin e autostradës “Arben Xhaferi”

91

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës Pal Lekaj në seancën e sotme qeveritare informoi për përfundimin e punëve të autostradës “Arben Xhaferi”, që e lidh kryeqytetin e Kosovës me kufirin me Maqedoninë e Veriut, lajmëroj korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Lekaj konfirmoi se inaugurimi solemn i aksit të fundit nga pjesa e Kosovës të autostradës Prishtinë – Shkup do të mbahet më 29 maj.

Kryeministri Ramush Haradinaj pas seancës deklaroi se për ngjarjen janë të informuar institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa kryeministrat e të dyja vendeve, Zoran Zaev dhe Edi Rama, janë të mirëseardhur nëse duan të marrin pjesë në ceremoni.