Zaev dhe Spasovski me pagat më të larta, ja lista e plotë

3

Qeveria ka bërë të ditur pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave në mandatin e ri.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili muajin e kaluar kishte pagë më të ulët se Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tani ka më të lartën. Kryeministri merr 87.813 denarë, që është për 348 denarë më pak se para zgjedhjeve. Spasovski është në vendin e dytë me 85.113 denarë. Paga e tij u zvogëlua për 7.186 denarë. Në vendin e tretë është Jagoda Shahpaska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, me 74.273 denarë.

Sheqerinska tani është në vendin e katërt me 72.989 denarë, që është më pak për 6.161 denarë krahasuar me atë të mëparshmin. Në pozitën e pestë është Irena Stefoska, Ministre e Kulturës, me 72.670 denarë.