Zaev: Katica Janeva pengesa e vetme për marrëveshjen rreth PSP-së

92

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ishte mysafir në Klan Maqedoni, ku u debatua për shumë çështje që janë aktuale në vend, mes të cilave edhe për PSP-në dhe fatin e saj, informon Zhurnal.

Siç tha Zaev, qeveria dhe opozita janë pajtuar për Ligjet e PSP-së, por e vetmja çështje për të cilën ende nuk kanë arritur të dakordohen, është për atë se kush duhet të qëndrojë në krye të PSP-së.

“Nuk do të presim deri 5 minuta para 12-ve, mandati i PSP-së skadon më 15 shtator. Çështja e vetme për të cilën kemi ngecur është Katica Janeva dhe emri i saj. Këtë duhet ta zgjidhim, jo përshkak Unionit Europian por përshkak se në vend duhet ta zgjidhim. Kompromiset nuk do të bëhen në llogari të drejtësisë. Grupet punuese do të punojnë, ka vullnet nga të dyja palët, duhet të ulemi dhe të gjejmë kompromis orë e më parë. Nuk funksionon deri në fund sistemi juridik në Maqedoni të Veriut vetëm përshkak kësaj çështje. Jo me kapacitet të plotë dhe të ardhme të pasigurtë”, tha kryeministri Zaev.

Ai shtoi se i di qëndrimet e liderëve të të gjitha partive parlamentare rreth kësaj çështje dhe pret të gjetur konturet e marrëveshjes politike për ët ardhmen e PSP-së deri në fund të korrikut.

Sa i përket talljes nga dy prankerët rusë, kryeministri Zaev nuk konsideron se pas kësaj qëndron Rusia por se bëhet fjalë për çështje private të prankerëve. Zaev tha se i ka kërkuar falje Hashim Thaçit dhe i ka shkruar SMS porosi Aleksandar Vuçiçit duke u sqaruar se nuk ka dashur të përzihet në çështjet e brendshme dhe shpreson se do të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje e përbashkët./Zhurnal.mk/