Zaev: Nuk besoj që do të kemi koalicion deri kah mes i muajit shkurt

21

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se në mbledhje të LSDM-së të premten do të diskutohet për të gjithë çështjet politike duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet me të gjithë në koalicion.

“Të premten kemi mbledhje qendrore ku do ta shqyrtojmë të gjithë çështjet politike. Marrëveshje koalicionesh, apo marrëveshje parazgjedhore nuk besoj të ketë deri kah mesi i muajit shkurt për shkak të listave të kandidatëve, që duhet të dorëzohen nëse nuk gaboj deri më 12 mars. Duke marrë parasysh këtë do t’i përdorim të gjithë mundësitë në dispozicion që të pozicionohemi më mirë para qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, hta Zaev.

I pyetur nëse në partinë e tij është hapur tema për koalicionin me BDI, kryeministri tha se do të shqyrtohen të gjitha marrëdhëniet me të gjithë.

Ndryshe, Zoran Zaev do të japë dorëheqje nga kryeministri më tre janar kur nis të formohet Qeveria teknike sipas Marrëveshjes për Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve.