Zaev: Preokupimi im është krijimi i programit të ri për zgjedhjet kuvendare

10

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për ‘TV 24’ tha se “nga kryeministri i ri pres fuqi të plotë ndërsa preokupimi im është krijimi i programit të ri për zgjedhjet kuvendare”.

“Normalisht unë jam kryetar i LSDM dhe ajo është qeveri që e udhëheq LSDM. Uni i përcolla pritjet e mia te institucionet shtetërore, por edhe te Këshilli Qendror i partisë se se pres fuqi të plotë nga kryeministri i ri, për shkak se duhet të udhëheqë vendim tim përmes pushtetit ekzekutiv dhe t’i maksimizojë efektet”, deklaroi Zaev.

Ai thotë se preokupimi i tij do të jetë krijimi i programit të ri.

“Programi po punohet me koordinim të Radmillës. Kemi krijuar dokument të mirë dhe duam të disktuojmë me qytetarë dhe në fund ta rrumbullakojmë si premtim tonin, fjalë të dhënë për qytetarët në katër vitet e ardhshme. Duhet të bëjmë përzgjedhje të mirë të kandidatëve për deputetë, të organizojmë shtabe të mira”, tha Zaev.

Ai thotë se sfida e re e LSDM-së do të jetë përfaqësim 50:50 e grave në lista për deputetë.

“Besoj se është një cilësi e re dhe se kjo do të jetë arsye që shumë të dëshpëruar të dalin të votojnë dhe ta mbështesin këtë”, tha Zaev.