Do u përmbahem përgjigjeve të mija të djeshme, nuk kam asgjë për të shtuar. Ishte përgjigja më e shpeshtë që kryeministri Zaev e tha sot në paraqitjen para gazetarëve të cilat e pyesnin në lidhje me përgjimin e publikuar nga ana e satiristëve rus. Zaev shtoi se nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë të punësuar dhe se nuk ka protokoll që do të mund ta kufizonte atë në komunikime direkte me krerët e shteteve tjera.
“Me mua askush nuk ka ndarë informacione. As pala kosovare po as ajo Serbe. Sepse është çështje bilaterale. Kemi qenë këtu si miq për të ofruar zgjidhje të problemit. Të gjithë duam që të ketë zgjidhje të atij problemi. Evropa qartë i definoj pyetjet e Greqisë dhe RMV-së, pyetjen për çështjen Kosovare dhe problemin me të cilin përballet Bosnja dhe Hercegovina me rregullimin kushtetues”, deklaroi kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.