Zaev viziton zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq ndodhen në Durrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vuçiq, Zaev dhe Gjukanoviq po qëndrojnë në Tiranë në kuadër të takimeve për minishengenin ballkanik, për të cilin kanë thënë se kanë arritur shumë marrëveshje të rëndësishme. Ata dje janë pritur me protesta nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.