Ish-shefi i Michael Schumacherit te Ferrari ka zbuluar një zhvillim të rrallë rreth legjendës së Formula 1, duke thënë se ai po “lufton” për ta rikthyer shëndetin – dhe ende i shikon garat e Formulës 1 në TV.
Jean Todt shpjegoi se gjermani është duke bërë progres të madh nga aksidenti me ski në dhjetor të vitit 2013, kur Schumacher pësoi lëndimin që e la në koma për një kohë të gjatë.
Ai u shpreh për ‘Radio Monte-Carlo’: “Jam gjithmonë mirënjohës për komunikata të tilla, por është e vërtetë. E pashë garën së bashku me Michael Schumacherin në shtëpinë e tij në Zvicër.
“Michael është në duart më të mira dhe ka kujdesje të mirë në shtëpinë e tij. Ai nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë.”
Todt gjithashtu zbuloi se Schumacher e ka të vështirë të komunikojë pas incidentit.
“Familja e tij po lufton po aq shumë dhe natyrisht miqësia jonë nuk mund të jetë e njejta siç ishte dikur,” shtoi Todt. “Kjo sepse nuk është më komunikimi i njejtë si më parë. Ai po vazhdon të luftojë. Dhe familja e tij po lufton poashtu.” /Periskopi.com/