Zebra “shqyhet” nga krokodili – edhe pse e barkun e “masakruar”, ajo vazhdon të luftojë për të shpëtuar

22

Disa fotografi të publikuara së fundmi thuhet se tregojnë realitetin brutal të jetës në natyrë, ndërsa një zebër e befasuar përpiqet të shpëtojë nga një sulm krokodili me zorrët e varura.

Fotografitë tronditëse, të cilat thuhet se janë kapur në Masai Mara National Reserve në Kenia, tregojnë një zebër të gjendur në nofullat e një krokodili përbindësh,  përcjell Telegrafi.

Kafsha në njëfarë mënyre arriti të largohej e lirë, para se të hidhte hapat e saj drejt një breg lumi me lëndime të mëdha.

Sekuenca shqetësuese u kap nga fotografi Kenyan i jetës së egër, Shazmeen Hussein Bank, 33 vjeç.

Përfundimisht ai vendosi të postojë imazhet e tij të jashtëzakonshme për të treguar realitetin brutal të natyrës.

“Kjo është natyra. Kjo është e vërteta. Ky moment do të qëndrojë në mendjen time përgjithmonë”, tha ai.