Zendeli aludon në blerjen e votave nga BDI: Blerja e votave nënkupton të kesh para, dihet ku kanë shkuar deri më tani paratë

82

Fadili Zendeli nga koalicioni LSDM-BESA thekson se blerja e votës nuk është karakteristikë vetëm tek shqiptarët, por edhe tek partitë tjera, zakonisht blerja e votave ndodh nga partitë në pushtet, shkruan Albanews24.

“Kemi një histori me blerjen e votave, nuk është konstatimi im se nuk kam marrë pjesë në asnjë blerje ose shitje të votës. Ka shumë fakte edhe nga organizata ndërkombëtare, ato që i kanë mbikëqyrë– proceset zgjedhore se partitë kanë blerë vota zakonisht nga partitë qeverisësë, partitë e pushtetit sepse ata i kanë gjitha instrumentet, mundësitë financiare dhe potencialin e shërbimeve”, tha Fadil Zendeli nga koalicioni ”Mundemi” i përbërë nga LSDM – Besa.

MARKETING 420 x 60

Zendeli thotë se Lëvizja Besa asnjëherë nuk ka qenë në pushtet dhe nuk është sprovuar me fenomenin e blerjes së votave dhe se asnjëherë nuk do të ndodhë një gjë e tillë me subjektin e tij. Zendeli thotë se blerja e votave nënkupton zotërim parash në kontekstin politik të vendit dhe se paratë dihet kush i ka pas deri më tani, thekson Zendeli, duke aluduar për BDI-në. /Albanews24/

DEBAT NJZ 6 | 30.6.2020

DEBAT NJZ 6 | 30.6.2020

Gepostet von TV21 am Dienstag, 30. Juni 2020