Zënka në spitalin e Tetovës, sigurimit të spitalit i pengon ligji

24

Rreth rastit të djeshëm ku ndodhi një zënkë mes drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës A.E dhe sigurimit të spitalit dalin pah informacione të reja.

Ashtu siç meson Gjurmë.info sigurimi i spitalit edhe më herët ka pasur problem me pacientët dhe familjarët e pacientëve në Spital.

Dëshmitarë të cilët dëshirojnë të ngelin anonim, për Gjurmë.info thonë se sigurimi i spitalit nuk njeh hirierarki dhe nuk i respekton rregullat e spitalit, ku edhe më herët ka pasur zënka dhe konfrontime verbale me të punësuarit tjerë të spitalit.