Zgjedhjet e parakohshme, Kuvendi i Kosovës shpërndahet më 22 gusht

23

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur datën 22 gusht për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit. Shpërndarja do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, por data duhet të caktohet nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli kanë qenë të pranishme të gjitha subjektet politike.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është marrë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, ku po hetohen krimet e pretenduara ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës.

Top Channel