Ziadin Sela letër Hanit dhe Mogherinit: Në Maqedoni nuk po dën.ohen politikanët e përfshirë në krim dhe korrupsion!

35

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ua ka nisur një NON PAPER zyrtarëve të Lartë të Bashkimit Evropian fillimisht duke i informuar edhe për rolin konstruktiv të ASH-së me përkrahjen e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE si dhe duke votuar pro referendumit dhe Ndryshimeve Kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës. Megjithatë Kryetari ASH-së ka shprehur shqetësimet e tij dhe të ASH në lidhje me mos gatishmërinë e plotë të kësaj Qeverie e cila nuk ka ndërmarr masa të mjaftueshme për ti përmbushur kërkesat e BE-së për të instaluar shtetin e së drejtës në të gjitha segmentet e jetës politike në Maqedoninë e Veriut. Kryetari Sela në dokumentin “Su.lmet e Qeverisë LSDM – BDI mbi shtetin e së drejtës, duke shkelur vlerat evropiane në emër të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE” ka nënvizuar vërejtje serioze ndaj qeverisjes LSDM – BDI, e cila ka dështuar në çështjet kryesore që ndërlidhen me proceset demokratike dhe integruese të vendit edhe atë në këto segmente kryesore të cilat janë edhe pjese kyçe të rekomandimeve të BE për marrjen e datës së Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE: – përgjegjësi për su.lmin e 27 prillit 2017 ndaj Parlamentit; – reforma gjyqësore dhe hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe kri.mit të organizuar duke përfshirë nivelin e lartë dhe krimet e zbuluara nga përgjimet e vitit 2015; – reforma e shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë; – reforma e administratës publike. Ky dokument (NON PAPER) është dërguar: 1. Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikë të jashtme znj. Frederika Mogerini 2. Përfaqësuesit të lartë të BE për zgjerim. Z. Johanes Han 3. Ministrave të Punëve të jashtme për çështje Evropiane të shteteve anëtare të BE (Letra shoqëruese e Kryetarit të ASH Ziadin Sela) dhe non paperi i ASH)