Zonja Europe, nuk mashtrohet lehte! Dush i ftohte Maqedonise se Veriut!

41

Edhe nje dush i ftohte dritherues per Maqedonine e veriut! Kesaj radhe nga Franca e madhe!

Eshte e cuditshme qe te mendosh dhe perfundimisht te jesh i bindur qe i ke bere detyrat e shtepise, perderisa ne fakt ato po i ben sa per sy e faqe! Pikerisht si puna e sjelljes se studentit apo nxenesit nonshalant dhe formalist, pretenduesit qe shtiret sikur te kete bere namin per te marr shperblimin!

Ne fakt, Europa plake eshte mesuar me keto sjellje formale qe kerkojne nga ajo t’ i lexoje mesazhet e Maqedonise se veriut si reforma te verteta! Eshte fakt qe te thuash dhe te besh nuk eshte e njejte! Ne fakt, dy marreveshjet qe i lame pas, bene ate qe vendit iu kerkua nga Greqia dhe Bulgaria! A ishin keto te mjaftueshme, kur shume me shume ne kete drejtim kerkonte Europa plake. Cka kerkonte ajo qe ketij vendi t’ i jepej nje impuls sadopak i fuqishem qe te fillonte te trasonte rrugen qe synon tanime per nje kohe te gjate! Pas shpreses se dhene nga Gjermania e madhe, menduam se: u kry bac=ja bidna rabotata brate! Harruam qe me pas vinte e madhja! Hesapi qe duhej dhene zonjes France! Asaj qe njeh cdo detaj te rrethanave ne rajon, pergjate shekujve, se si ata jane zhvilluar, si zhvillihen dhe ku po shkojne! Dhe: STOP! Sa e sa here autoriteteve te vendit u eshte thene: Luftojeni korrupsionin, nipotizmin, dekadencen dhe decepcionin, ne te gjithe segmentet e jetes shoqerore dhe gjeni mjetet politike per ta bere kete sa me mire! Cka u be ne fakt ne kete drejtim! Thjesht, gatise asgje! Ne vend mbisundon korrupsioni, nipotizmi, dekadenca etike dhe padrejtesia e shenduar ne drejtesi! “Drejtesi”qe pameshirshem kontrollon jeten e qytetarit te ndershem, ne te gjitha segmentet e saja. Rruge te zena, prona te vendosura ne hipoteke, ndalese e te drejtes elementare per punesim, varferi, plackitje te legalizuara, pasiguri e pergjithshme. zhveshje nga dinjiteti i njeriut te rendomte: prindit, mesuesit, mjekut, inzhenjerit! Te gjithe per nje, te vendosur ne pozicionin e te jargezuarit, lutesit, e pse jo edhe lypsarit! “Vlera morale” keto qe Zonja plake e din fare mire nga e kane gjenezen! Andaj, perse prisnim daten aq shume te deshirueshme, kur e dijme shume mire se sipas cilave parime funksionohet ne keto cepa te botes europiane! Mundemi te “bejme bajram” me vetveten sa te duam, por Franca na njeh ne te gjiitha variantat e mundeshme! Andaj, me lutje e pergjerime, pa pune dhe vepra konkrete, pa meritokraci dhe transparence, Europa kapitaliste, ky djep i drmokracise, thjeshte NUK TE NJEH! Perse, ne takimin e shefave te UE, ne Bruxelles, u kerkua ndryshim i metodoligjise se procesimit te kandidaturave? U tha: Metodologji ‘reversibile’ duhet implementuar, ashtu qe, procedura e punes me paketat, te funksionoje sipas “paketave te hapur”, pra mosmbylljes se tyre, ashtuqe Zonja plake, te kete qasje ne to, kur te deshiroje! Thjeshte sepse Europa e din se si funksionojme ne, sepse ajo e din qe ne nuk e luftojme ligesine dhe dekadencen qe permenda me siper! Per me teper, Macron, shkurte elaboroi edhe rrezikun nga ndarja e Shqiperise nga Maqedonia, duke thene qe nje ndarje e kesaj te pares, do revoltonte popullaten albanofone ne te gjitha shtetet perreth, fakt ky qe kur artikulohet nga nje prezident i nje vendi qe e njeh cdo cep te rajonit, dhe qe ka fjalen vendimtare ne Bashkesine me te madhe ekonomiko- politike be bote, s’ ka se si te mos merret si deklarate serioze! Sadoqe pala maqedone, te reflektoje perbuzje per shkak te tendences se futjes se saj me Shqiperine, do e pesoje! Keshtu beri dikur edhe Serbia! Por e pesoi! Shqiperia ka hallet e saja ashtu siqe i ka, por te hyje vendi yne ne paket me Shqiperine, do ishte thjesht nder!

Dhe perfundimisht, te mos u hedhim pluhur syve tane, por te perveshim krahet, ta rizgjojme vetedijen e paster qe fle thelle ne nenvetedijen tone te paster, nese e tille ka ngelur akoma, te themi e bejme ate qe na kerkohet, sepse ndryshe, dreqi i zi do na haje deri ne fund!

Shkruan: Prof. Dr.Florim Ajdini

Loading...