ZYRTARE/ Albian Ajeti firmos me skuadrën e Premier League

27

Sulmuesi i Baselit Albian Ajeti karrierën e tij do ta vazhdoji në Premier League. Pasi sot u njoftua nga klubi i West Ham United se ka arritur marrëveshjen me 22 vjeçarin.

Ajeti ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion për një tjetër. Ndërsa shuma që do të përfitoji klubi zviceran është 8.6 milion euro. Në dy sezonet e fundit sulmuesi ka qenë golashënuesi me i mirë në Superligën e Zvicrës.