Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur shortin për orarin e ndeshjeve të sezonit të ri që do të startojë më 18 gusht.
Fati i goglave ka vendosur që “El Clasico” e parë e sezonit të ardhshëm të La Ligës do të zhvillohet javën e 17-të respektivisht më 27 tetor në “Camp Nou”.
Ndërsa dueli në “Bernabeu” do të zhvillohet javën e 26-të të La Ligas respektivisht më 1 mars, shkruan “Marca”, raporton SYRI.net.
Javën e parë në kampionatin spanjoll kampionët në fuqi të Barcelonës do ta luajnë në transfertë përballë Athletic Bilbaos.
Po ashtu edhe Reali i Madridit luan në transfertë kundër Celta de Vigos. Sezoni 201920 i La Ligas mbyllet më 24 maj.
Këto janë ndeshjet e javës së parë në La Liga: