Zyrtare: Higuain largohet nga Chelsea

42

Chelsea ka njoftuar se Gonzalo Higuain është larguar nga Stamford Bridge, pasi klubi ka vendosur të mos e mbajë atë në skuadër.

Të kaltrit kanë njoftuar përmes një komunikate në uebsajtin e klubit se Higuain, bashkë me katër lojtarë të tjerë, janë larguar nga klubi pasi kontratat e tyre kanë skaduar të dielën, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas kaloi te klubi i Premierligës nga Milani në janar, pasi të kaltrit kishin pranuar ta merrnin përsipër marrëveshjen e huazimit të tij nga kuqezinjtë, e cila përfshinte një opsion prej 9 milionë eurove për edhe një sezon tjetër apo blerjen e tij përfundimtare për 36 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse e fitoi Ligën e Evropës, Higuain i shënoi vetëm pesë gola në të gjitha garat.

Maurizio Sarri, i cili kishte punuar me të në Napoli dhe e kishte marrë me vete edhe në Chelsea, i është bashkuar Juventusit këtë verë, po ashtu.

Për 31-vjeçarin është përfolur se mund t’iu bashkohet Romës, por menaxheri dhe vëllai i tij ka thënë se Higuain do të mbetet në Juventus