ZYRTARE/ Icardi braktis stërvitjen, Interi konfirmon largimin e argjentinasit

30

Mauro Icardi zyrtarisht ka lënë skuadrën e Interit.

Icardi është larguar nga kampi stërvitor i klubit zikaltër, i cili po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para sezonale. Ylli argjentinas, së bashku me Radja Nainggolan, nuk janë pjesë e planeve të Antonio Conte dhe kështu sulmuesi argjentinas ka zgjedhur të largohet nga grumbullimi.

“Mauro Icardi do të kthehet sot në Milano, pasi largohet nga kampi ynë stërvitor në Lugano” thuhet në deklaratën e faqes zyrtare të Interit.

“Skuadra dhe lojtari kanë marrë këtë vendim pas një marrëveshje dyanshme. Icardi do të vazhdojë stërvitjet parasezonale gjatë ditëve në vazhdim dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për turneun në Azi” vijohet në deklaratën për mediat.

Emri i Icardi është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Napoli të cilët po mundohen të përfitojnë nga kjo situatë.

Image