Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Kulusevskin

14

Juventus ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për Dejan Kulusevskin, duke paguar te Atalanta plot 35 milionë euro, plus bonuse deri në 9 milionë euro.

19-vjeçari i kaloi testet mjekësore në Torino këtë mëngjes para se të nënshkruante kontratën ë do ta mbajë deri më qershor 2024 në klubin bardhezi.

Klubi e konfirmoi se kostoja e transferimit është 35 milionë euro, plus deri në 9 milionë euro tjera do të jenë bonuse.

“Juventus Football Club SpA njofton se ka arritur marrëveshje me Atalanta BCSpA për blerjen përfundimtare të të drejtave të lojtarit Dejan Kulusevski. Marrëveshja  është finalizuar për një kosto prej 35 milionë uro që duhet të paguhet në pesë vite financiare”.

“Vlera e blerjes mund të rritet në maksimum edhe 9 milionë euro me bonuse”.

“Juventus dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë punësimi deri më 30 qershor 2024. Në të njëjtën kohë, Juventus ka arritur marrëveshje me Parma Calcio 1913 Srl për huazim deri më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftim.

Është një fitim i madh për Atalantan, që e mori lojtarin në moshën 16 vjeçare nga IF Brommapojkarna për akademinë e tyre në vitin 2016 për vetëm 165,000 euro.

JuventusFC

@juventusfcen

Dejan ‘s visit!

Kulusevski, medical visit

www.juventus.com

524 people are talking about this

Kulusevski bëri një përshtypje të madhe këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe shtatë asistime në 17 paraqitje në Serie A për Parman