Zyrtare/ Wayne Rooney firmos me Derby Contry, ja fjalët e tij të para

33

Klubi i Derby Country sapo ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Wayne Rooney.

Sulmuesi do të largohet nga DC United në fund të vitit 2019, dhe do t’i bashkohet klubit të Derbyt. Në klubin e ri Rooney përveçse futbollist ai do të ketë dhe rolin e ndihmës trajnerit.
Në fjalët e tij të para ai u shpreh shumë i entuziazmuar për këtë transferim.

“Jam shumë i entuziazmuar për mundësinë e ofruar nga Derby. Mezi pres të bashkohem me Phillip Cocu, ndihmësit e tij dhe ekipin në fillim të janarit. Jam i sigurt që mund të jap një kontribut të madh dhe po pres me padurim t’i takoj të gjithë, veçanërisht tifozët”, përfundoi Roney.